Qeveria e refuzoi propozimin e Filipçes: Nuk do të harxhojmë kohë dhe para për referendum për BE - Gazeta Express
string(95) "qeveria-e-refuzoi-propozimin-e-filipces-nuk-do-te-harxhojme-kohe-dhe-para-per-referendum-per-be"

Maqedoni

Gazeta Express

28/05/2026 9:01

Qeveria e refuzoi propozimin e Filipçes: Nuk do të harxhojmë kohë dhe para për referendum për BE

Maqedoni

Gazeta Express

28/05/2026 9:01

Qeveria e refuzoi propozimin e kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, për organizimin e një referendumi për integrimin në Bashkimin Evropian.

“Të mos harxhojmë kohë dhe para të qytetarëve. Ne jemi për BE-në dhe kjo është orientimi ynë strategjik, të cilin po e dëshmojmë me vepra”, porositën nga Qeveria si përgjigje ndaj kërkesës së liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, për organizimin e referendumit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Heqja e misionit vlerësues nga Këshilli i BE-së dhe hapja e fondeve nga agjenda reformuese për Maqedoninë janë tregues i qartë i orientimit evropian të kësaj qeverie. Ndërsa, si duket kur LSDM-ja angazhohet për referendum pa garanci për të ardhmen evropiane, qytetarët mund ta shihnin përmes shembullit konkret nga referendumi i fundit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement