Lëvizja studentore në Shkup takim me kongresmenin amerikan Keith Self: Theksuam se nuk ka kthim prapa në çështje që prekin barazinë dhe identitetin kombëtar - Gazeta Express
string(155) "levizja-studentore-ne-shkup-takim-me-kongresmenin-amerikan-keith-self-theksuam-se-nuk-ka-kthim-prapa-ne-ceshtje-qe-prekin-barazine-dhe-identitetin-kombetar"

Maqedoni

Gazeta Express

28/05/2026 8:59

Lëvizja studentore në Shkup takim me kongresmenin amerikan Keith Self: Theksuam se nuk ka kthim prapa në çështje që prekin barazinë dhe identitetin kombëtar

Maqedoni

Gazeta Express

28/05/2026 8:59

Lëvizja studentore në Shkup ka zhvilluar një takim me kongresmenin republikan amerikan dhe kryetarin e Nënkomisionit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Keith Self.

Sipas kreut të Lëvizjes Studentore, Mevlan Ademi, në takim janë ngritur shqetësime lidhur me të drejtat e fituara përmes Marrëveshjes së Ohrit dhe janë theksuar kërkesat për ruajtjen e barazisë, dinjitetit dhe të drejtave kushtetuese, duke kundërshtuar çdo përpjekje për kthim pas në këto çështje.

“Lëvizja jonë studentore sot pati nderin të takohet me kongresmenin amerikan, Keith Self. Gjatë takimit, patëm mundësinë t’i paraqesim drejtpërdrejt shqetësimet tona lidhur me përpjekjet për cenimin e të drejtave kushtetuese dhe ligjore, të fituara me shumë sakrificë përgjatë këtyre 20 viteve përmes Marrëveshjes së Ohrit.
Theksuam qartë se studentët nuk do të pranojnë kthim prapa në çështje që prekin barazinë, dinjitetin, të drejtat dhe identitetin tonë kombëtar.
Çdo përpjekje për të zhbërë frymën e bashkëjetesës dhe barazisë do të krijonte pasoja serioze për vendin dhe të ardhmen tonë të përbashkët euro-atlantike”, ka shkruar ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement