Blerim Isufaj takon Kongresistin Self, flasin për punën e PSRK dhe sundimin e ligjit - Gazeta Express
string(83) "blerim-isufaj-takon-kongresistin-self-flasin-per-punen-e-psrk-dhe-sundimin-e-ligjit"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2026 22:58

Blerim Isufaj takon Kongresistin Self, flasin për punën e PSRK dhe sundimin e ligjit

Lajme

Gazeta Express

27/05/2026 22:58

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka zhvilluar takim me kongresistin amerikan Keith Self, ku është diskutuar për sundimin e ligjit në Kosovë dhe punën e Prokurorisë Speciale.

Sipas njoftimit të sistemit prokurorial, kongresisti Self, i cili është kryetar i nënkomisionit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për avancimin e sundimit të ligjit dhe forcimin e institucioneve të drejtësisë.

Në njoftim thuhet se takimi është vlerësuar si konfirmim i partneritetit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së në mbështetje të institucioneve të drejtësisë. /Gazeta Express

Komunikata e plotë:

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z.Blerim Isufaj ka zhvilluar një takim me kongresistin amerikan z.Keith Self, gjatë të cilit është diskutuar për sundimin e ligjit në Kosovë dhe punën e Prokurorisë Speciale.

Kongresisti z.Keith Self, kryetar i nënkomisionit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në avancimin e sundimit të ligjit dhe forcimin e kapaciteteve të institucioneve të drejtësisë.

Takimi u vlerësua si një konfirmim i partneritetit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së në mbështetje të institucioneve të drejtësisë

Advertisement
Advertisement
Advertisement