Doktori i suksesshëm nga Gjermania vjen në Gjakovë, i ofron mbështetjen Ardian Gjinit - Gazeta Express
string(84) "doktori-i-suksesshem-nga-gjermania-vjen-ne-gjakove-i-ofron-mbeshtetjen-ardian-gjinit"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2026 21:20

Doktori i suksesshëm nga Gjermania vjen në Gjakovë, i ofron mbështetjen Ardian Gjinit

Lajme

Gazeta Express

27/05/2026 21:20

Kandidati për kryeministër nga AAK, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se ka takuar një mik të vjetër dhe bashkudhëtar politik, Dr. Fadil Ademajn, mjek të suksesshëm në Gjermani, i cili i ka ofruar mbështetje në rrugëtimin politik.

Përmes një postimi në Facebook, Gjini ka kujtuar fillimet e përbashkëta me Dr. Ademajn, duke theksuar se që nga viti 2000 kishin garuar bashkë si kandidatë për Asamblenë Komunale në Gjakovë.

“I frymëzuar nga përvojat e vështira të luftës në Kosovë, ai iu dedikua mjekësisë. Sot, Dr. Fadil Ademaj është emër elitar i mjekësisë në Gjermani, udhëheqës në Klinikum Nürnberg dhe fitues i çmimit prestigjioz ‘Fritz-Böhrer’”, ka shkruar Gjini.

Tutje, ai e ka cilësuar Ademajn si pjesë të krenarisë së mërgatës shqiptare, duke vënë theksin te roli i profesionistëve shqiptarë jashtë vendit në zhvillimin e Kosovës.

“Truri ynë në mërgatë nuk është thjesht krenari, por partneri kryesor në projektin tonë shtetndërtues”, ka theksuar Gjini, duke e falënderuar Dr. Ademajn për mbështetjen.

Advertisement
Advertisement
Advertisement