Festë e mesazhe të veçanta nga falja e namazit të Kurban Bajramit në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë (VIDEO) - Gazeta Express
string(112) "feste-e-mesazhe-te-vecanta-nga-falja-e-namazit-te-kurban-bajramit-ne-xhamine-haxhi-ibrahim-devolli-ne-peje-video"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2026 13:35

Festë e mesazhe të veçanta nga falja e namazit të Kurban Bajramit në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë (VIDEO)

Lajme

Gazeta Express

27/05/2026 13:35

E mërkura e 27 majit çeli më ndryshe në qytetin buzë bjeshkëve të Rugovës.

Numër i madh i besimtarëve myslimanë ia mësynë xhamisë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, për të falur namazin e sabahut e për të pritur faljen e Kurban Bajramit, raporton Klankosova.tv.

Për rëndësinë e kësaj feste, xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” u përkujdes që pjesëmarrësve t’u sillte program të pasur artistik, ndërsa ata që nuk patën mundësi të ishin fizikisht atje, Klan Kosova përcolli manifestimin drejtpërdrejt që në orët e hershme të ditës së sotme.

Pas faljes së namazit të sabahut, ilahisti Nusret Kurtishi së bashku me grupin e tij prekën zemrat e besimtarëve me interpretimin e ilahive në gjuhën shqipe.

Por, programi festiv nuk u përmbyll me kaq.

Hoxhë Shefqet Krasniqi mbajti ligjëratë për Kurban Bajramin, ndërsa qytetarëve ua përcolli mesazhin e Zotit, që zemrat e tyre të mbushen me mirësi, paqe e lumturi.

Para dhjetëra qytetarëve që ishin prezent në xhami, hoxhë Krasniqi tha se njeriu është krijesa më e veçantë që e ka krijuar Zoti, transmeton Klankosova.tv.

“Për të qenë misioni i njeriut i duhur, për ta kryer rolin e vet në këtë dynja ky insan, të cilin Allahu aq shumë e ngriti dhe e lartësoj, e veçoi nga të gjitha krijesat, i dërgoi Pejgamber. Nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet e të madhërohet pos të madhit Allah”, tha hoxha.

Me përfundimin e ligjëratës, xhemati u bë gati ta falte namazin e Kurban Bajramit, nën udhëheqjen e imamëve.

Me këtë rast, kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame në Pejë, Enes Goga, në xhaminë e “Haxhi Ibrahim Devollit” në Pejë, mbajti hytben e Kurban Bajramit.

Ai foli për mirësinë që njeriu duhet ta ketë brenda vetes, ndërsa përmendi edhe procesin zgjedhor në të cilin po kalon vendi ynë, ku tha se Kosova nuk është e partive politike.

“Kosova, vatani, nuk është i partive politike. Këtë duhet ta kuptojnë të gjitha partitë politike, gjithë ata që janë në garë, duhet ta kuptojnë që janë shërbëtorë të shoqërisë, të popullit, të vendit. Prandaj, ju lus që edhe ju sot, edhe nesër gjatë vizitave, të përhapet ky mesazh dhe kjo kërkesë, që larg gjuhës të urrejtjes, të jemi të matur e të dinjitetshëm”, tha hoxhë Goga.

Me përmbylljen e hytbes, u fal edhe namazi i Kurban Bajramit, ku besimtarët përshëndetën dhe uruan njëri-tjetrin, duke mbushur xhaminë me frymën e festës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement