"Industria" ajrore në vitin 2025 pati qarkullim 2.8 miliardë euro dhe fitime rekorde, dje Kurti i ndau edhe 2 milionë për ta - Gazeta Express
string(121) "industria-ajrore-ne-vitin-2025-pati-qarkullim-2-8-miliarde-euro-dhe-fitime-rekorde-dje-kurti-i-ndau-edhe-2-milione-per-ta"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2026 11:27

“Industria” ajrore në vitin 2025 pati qarkullim 2.8 miliardë euro dhe fitime rekorde, dje Kurti i ndau edhe 2 milionë për ta

Lajme

Gazeta Express

27/05/2026 11:27

Dje, qeveria në detyrë e vendit, përmes një mbledhjeje elektronike të zhvilluar, ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej dy milionë euro, “për zbatimin e Masës 4.5 ”Mbështetja e Mërgatës” të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për mbështetjen e linjave të fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën tonë”.

Ndaj kësaj, sot, ka reaguar ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi.  Ky i fundit, tha se Kurti ka vendosur ta ‘’ndihmojë transportin ajror’’, anipse, udhëtimet ajrore në ‘’në Kosovë kanë shënuar rritje dhe fitime rekord në vitin 2025 si industria më e madhe e eksportit të shërbimeve’’.

‘’Udhëtimet ajrore në Kosovë kanë shënuar rritje dhe fitime rekord në vitin 2025 si industria më e madhe e eksportit të shërbimeve, me një rritje vjetore prej 16%. Megjithatë, Kurti vendosi ta “ndihmojë transportin ajror” me një transfer prej 2 milionë eurosh për kompanitë ajrore pak para zgjedhjeve. Duke blerë bileta për VOTUESIT E TIJ me TAKSAT TONA.’’, ka shkruar Selimi.

Ish-kryediplomati, në postimin e tij, ka ndarë statistikat e publikuara para disa muajsh nga GAP, ku thuhet se shërbimet e udhëtimit, në vitin 2025, ku përfshihen shërbimet e ofruara për jo-rezidentët gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë kapën në vlerë prej 2.8 miliardë euro (+16% krahasuar me vitin 2024).

Advertisement
Advertisement
Advertisement