Kriza financiare në RTK: Pezullohen përkohësisht pagesat për orët shtesë dhe kompensimet e tjera - Gazeta Express
string(95) "kriza-financiare-ne-rtk-pezullohen-perkohesisht-pagesat-per-oret-shtese-dhe-kompensimet-e-tjera"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2026 7:18

Kriza financiare në RTK: Pezullohen përkohësisht pagesat për orët shtesë dhe kompensimet e tjera

Lajme

Gazeta Express

27/05/2026 7:18

Nacionale ka siguruar një email që menaxhmenti i Radiotelevizionit të Kosovës ua ka dërguar punëtorëve të këtij institucioni, përmes të cilit njoftohen për masa emergjente dhe të përkohshme për shkak të gjendjes së rënduar financiare.

Për shkak të kësaj gjendjeje, punëtorët janë njoftuar për masa emergjente dhe të përkohshme.

Masa e parë është pezullimi i përkohshëm i pagesës së orëve shtesë. Sipas emailit, orët shtesë do të kompensohen përmes ditëve të lira, përveç rasteve kur një gjë e tillë nuk është e mundur.

Po ashtu, menaxhmenti ka njoftuar për kufizimin e angazhimeve shtesë financiare, përfshirë kompensimet dhe shpërblimet.

“njoftojmë se për shkak të situatës së rënduar financiare me të cilën po përballet Radiotelevizioni i Kosovës, si pasojë e ekzekutimit të detyrueshëm të mjeteve financiare nga permbaruesi privat ne periudhen janar – prill 2026 per borxhet e viteve paraprake e qe kapin vleren totale në vlerë prej 1,121,611.01 €, gje qe ka ndikuar drejtpërdrejt në

likuiditetin e institucionit, duke përfshirë ekzekutimin e pagave për muajt maj dhe qershor 2026, jemi detyruar të ndërmarrim disa masa emergjente dhe të përkohshme, si më poshtë:

1. Pezullimi i përkohshëm i pagesës së orëve shtesë, duke i kompensuar ato përmes ditëve të lira, në përputhje me legjislacionin dhe aktet e brendshme të RTK-së, përjashtimisht rasteve kur kjo nuk është e mundur; 2. Kufizimi i angazhimeve shtesë financiare, përfshirë kompensimet dhe shpërblimet, vetëm në rastet e domosdoshme që ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin e rregullt të programit/mbarëvajtes së proceseve të rregullta të punës;” – thuhet ndër tjera në email.

Advertisement
Advertisement
Advertisement