Tërnava në Hytben e Bajramit: Ta pastrojmë zemrën nga urrejtja, jostabiliteti politik ka lodhur qytetarët - Gazeta Express
string(103) "ternava-ne-hytben-e-bajramit-ta-pastrojme-zemren-nga-urrejtja-jostabiliteti-politik-ka-lodhur-qytetaret"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2026 6:58

Tërnava në Hytben e Bajramit: Ta pastrojmë zemrën nga urrejtja, jostabiliteti politik ka lodhur qytetarët

Lajme

Gazeta Express

27/05/2026 6:58

Në ceremoninë e faljes së Kurban Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, Myftiu Naim Tërnava u bëri thirrje besimtarëve myslimanë për më shumë unitet, solidaritet dhe largim nga urrejtja e përçarja, raporton Ekonomia Online.

Ai gjatë Hytbes së Bajramit foli edhe për rëndësinë e ruajtjes së gjuhës shqipe, si dhe për situatën politike në vend.

“Sot në këtë mëngjes të bukur të kësaj dite madhështore, miliona besimtarë nga të gjitha anët e botës janë mbledhur në tokën e bekuar të Mekës, duke iu përgjigjur thirrjes së përjetshme të Ibrahimit, për të dëshmuar unitetin, barazinë edhe devotshmërinë e besimit islam. Në mesin e tyre ndodhen edhe haxhinjë nga Kosova”, tha Tërnava. 

“Andaj në këtë ditë të bekuar, të pastrojmë zemrat tona nga urrejtja, përçarja dhe egoizmi. Le të forcojmë lidhjet familjar e shoqërore, të ndihmojmë nevojtarët e të bëhemi njerëz të paqes”, tha ai.

Myftiu Tërnava ndër të tjera tha se për popullin shqiptar, është shumë e rëndësishme edhe ruajtja e gjuhës shqipe.

“Një komb që harron rrënjët e veta, rrezikon të humb në histori”, u shpreh ai.

Ai ndër të tjera tha se mbajtja e zgjedhjeve të njëpasnjëshme në Kosovë, po humb besimin e popullit në politikë, duke bërë thirrje që spektri politik të reflektojë.

“Jostabiliteti politik ka lodhur popullin tonë dhe ka shqetësuar aleatët tanë”, tha ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement