Kandidati i LDK-së për deputet, Arben Gashi, thotë se “finalja e kësaj fushate duhet të jetë fundi i debatit të vogël dhe fillimi i vizionit të madh për Kosovën”.
Gashi thotë se “qytetarët nuk kanë nevojë të dëgjojnë më kush kë e sulmoi, kush kë e refuzoi apo kush kë e rrëzoi. Kosova nuk ndërtohet me mllef politik. Kosova ndërtohet me dije, vizion, guxim dhe përgjegjësi shtetërore”.
Ai thekson se “sot duhet të flasim për Kosovën që duam tash e edhe pas 10, 20 e 30 vitesh. Për Kosovën anëtare të NATO-s, të BE-së dhe të organizatave ndërkombëtare, me miqësi të përhershme me SHBA-të, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Francën, Italinë, Austrinë dhe gjithë aleatët që qëndruan me ne në ditët më të vështira”.
“Duhet të flasim për një Kosovë me ushtri moderne, me FSK të avancuar, të përgatitur për mbrojtjen e vendit dhe për misione ndërkombëtare. Për një shtet që investon në teknologji, siguri dhe aleanca strategjike”, vijon Gashi..
Postimi i plotë: