Kandidatja e LDK-së për Presidente, Vjosa Osmani, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në tubimin hapës të fushatës së LDK-së, të enjten nga ora 18:00, në salën “1 tetori”.
Osmani tha se e ardhmja nuk fitohet duke e luftuar njëri-tjetrin, por duke u ngritur bashkë..
Ajo ftoi qytetarët të bashkohen për siç tha ajo një Kosovë që nuk i nënshtrohet frikës, por ecën me dinjitet, drejtësi dhe shpresë.
Postimi i plotë:
BASHKOHU është zëri i atyre që nuk pranojnë ta shohin Kosovën të lodhur nga ndarjet, frika dhe urrejtja.
Është thirrje për njerëzit që ende besojnë se ky vend mund të udhëhiqet me ndershmëri, dije dhe guxim qytetar.
Kur përçarja bëhet armë politike, bashkimi bëhet rezistencë. E kur humbet shpresa, është detyrë kombëtare ta rikthejmë së bashku.
Sepse e ardhmja nuk fitohet duke e luftuar njëri-tjetrin, por duke u ngritur bashkë.
Prandaj BASHKOHU, për një Kosovë që nuk i nënshtrohet frikës, por ecën me dinjitet, drejtësi dhe shpresë.