BE thirrje partive për fushatë të respektueshme: Përmbahuni nga gjuha seksiste dhe mizogjene ndaj grave - Gazeta Express
string(102) "be-thirrje-partive-per-fushate-te-respektueshme-permbahuni-nga-gjuha-seksiste-dhe-mizogjene-ndaj-grave"

Lajme

Gazeta Express

26/05/2026 15:20

BE thirrje partive për fushatë të respektueshme: Përmbahuni nga gjuha seksiste dhe mizogjene ndaj grave

Lajme

Gazeta Express

26/05/2026 15:20

Bashkimi Evropian, i ka bërë thirrje partive politike, si dhe, kandidatëve për deputetë, të promovojnë diskurs politik të respektueshëm dhe gjithëpërfshirës, si dhe, të përmbahen nga gjuha dhe sjelljet seksiste apo mizogjene ndaj grave, duke përfshirë shpërndarjen përmes mediave sociale dhe platformave online.

Nga BE, thuhet edhe se, gratë duhet të jenë në gjendje të marrin pjesë në jetën politike lirshëm, në mënyrë të sigurt dhe të barabartë, përcjell Gazeta Express.

Postimi:

Në prag të fillimit zyrtar të fushatës parazgjedhore, 🇪🇺 BE-ja në Kosovë u bën thirrje të gjitha partive politike dhe kandidatëve të 🇽🇰 Kosovës, që marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të promovojnë një diskurs politik të respektueshëm dhe gjithëpërfshirës, si dhe të përmbahen nga gjuha dhe sjelljet seksiste apo mizogjene ndaj grave, duke përfshirë shpërndarjen përmes mediave sociale dhe platformave online.

Gratë duhet të jenë në gjendje të marrin pjesë në jetën politike lirshëm, në mënyrë të sigurt dhe të barabartë, si offline ashtu edhe online.

Barazia gjinore, dinjiteti njerëzor dhe demokracia janë vlera themelore të BE-së dhe elemente thelbësore për zgjedhje të besueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Advertisement
Advertisement
Advertisement