E rrahën brutalisht shpërndarësin e ushqimit në Shkup, përfundojnë në paraburgim 4 shtetas turq - Gazeta Express
string(94) "e-rrahen-brutalisht-shperndaresin-e-ushqimit-ne-shkup-perfundojne-ne-paraburgim-4-shtetas-turq"

Maqedoni

Gazeta Express

26/05/2026 12:26

E rrahën brutalisht shpërndarësin e ushqimit në Shkup, përfundojnë në paraburgim 4 shtetas turq

Maqedoni

Gazeta Express

26/05/2026 12:26

Është dorëzuar padi penale dhe u është caktuar masa e paraburgimit katër shtetasve nga Turqia, të cilët sulmuan fizikisht një korrier në Shkup.

“Më datë 25.05.2026 në orën 01:30 në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria personat O.A. (21), A.F.E. (21), T.A.B. (22) dhe A.I.O. (24), të gjithë nga Turqia,” informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Arrestimi erdhi pas denoncimit të bërë më 24.05.2026 rreth orës 19:55. Sipas MPB-së, ngjarja ka ndodhur në rajonin e Qendrës, ku pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme në trafik, shtetasit turq fillimisht kanë goditur me automjetin e tyre tip “Audi” motorin e F.M. (20) nga Shkupi, i cili po kryente detyrat e punës si korrier, e më pas e kanë sulmuar atë edhe fizikisht.

Autoritetet njoftuan se ndaj dhunuesve është ngritur padi penale, ndërsa gjyqtari i procedurës paraprake u ka caktuar atyre masën e paraburgimit.(INA)

Advertisement
Advertisement
Advertisement