“Shqiptaria është me Shkupin”, është slogani i protestës që pritet të zhvillohet sot në Tiranë, në shenjë mbështetjeje për studentët shqiptar në Maqedoninë e Veriut, të cilët protestuan më 18 maj lidhur me gjuhën shqipe, raporton Portalb.mk.
Protesta është planifikuar të fillojë në orën 17:00 në sheshin Skenderbej duke vazhduar drejt Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë.
Ata bënë thirrje që sa më shume njerëz t’i bashkohen protestës.
Kujtojmë se, me thirrje e pankarta për mundësimin e mbajtjes së provimit të jurisprudencës në shqip përveç maqedonishtes, studentët shqiptarë protestuan më 18 maj në Shkup nga Ura e Gurit drejt Ministrisë së Drejtësisë. Ata kërkuan që institucionet shtetërore ta zbatojnë Ligjin e gjuhëve dhe zëri i tyre të dëgjohet. Studentët u përballën me ndalesa nga policia ndërkaq në protestë u arrestuan tre persona.
tag_katrorimaqedoni_2
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...