Zekim Istogu nga IP Petrol zgjedhet kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës - Gazeta Express
string(80) "zekim-istogu-nga-ip-petrol-zgjedhet-kryetar-i-shoqates-se-naftetareve-te-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

26/05/2026 8:29

Zekim Istogu nga IP Petrol zgjedhet kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës

Lajme

Gazeta Express

26/05/2026 8:29

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës, në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës, ka zgjedhur udhëheqjen e re me synim fuqizimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të derivateve në vend.

Në krye të Shoqatës për pjesën e parë të mandatit është zgjedhur Zekim Istogu, përfaqësues i IP Petrol.

“Udhëheqja e re ka përcaktuar si prioritete kryesore adresimin e sfidave të sektorit të naftës dhe derivateve, avancimin e bashkëpunimit ndërmjet kompanive, përmirësimin e kushteve të të bërit biznes, si dhe fuqizimin e dialogut institucional për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit”, thuhet në njoftim.

Sipas Shoqatës, fokusi do të jetë edhe në mbrojtjen e interesave të bizneseve anëtare, rritjen e standardeve të tregut dhe krijimin e një ambienti më të favorshëm për investime dhe konkurrencë të drejtë.

Në komunikatë theksohet gjithashtu se Oda Ekonomike e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbështetjen e sektorëve strategjikë dhe forcimin e rolit të komunitetit të biznesit në zhvillimin ekonomik të vendit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement