Iraola kandidat kryesor për stolin e Milanit - Gazeta Express
string(44) "iraola-kandidat-kryesor-per-stolin-e-milanit"

Sport

Gazeta Express

26/05/2026 7:47

Iraola kandidat kryesor për stolin e Milanit

Sport

Gazeta Express

26/05/2026 7:47

Pas largimit të Massimiliano Allegrit, AC Milan ka filluar menjëherë kërkimet për trajnerin e ri, ndërsa emri që po përmendet më së shumti është ai i Andoni Iraolas.

Mediat britanike, përfshirë Sky Sports, raportojnë se klubi italian tashmë ka zhvilluar kontakte me përfaqësuesit e teknikut spanjoll, i cili pritet të ndahet nga Bournemouth në fund të sezonit.

Vendimi i Milanit për ndryshime në stol erdhi menjëherë pas humbjes ndaj Cagliarit në javën e fundit të kampionatit, rezultat që ia mohoi ekipit pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve dhe çoi në shkarkimin e Allegrit.

Nga ana tjetër, Iraola pritet të largohet nga Bournemouth pas një sezoni shumë pozitiv, ku skuadra angleze arriti një seri prej 18 ndeshjesh pa humbje dhe e përfundoi kampionatin në pozitën e gjashtë, duke siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane.

Trajneri spanjoll po konsiderohet si një nga teknikët më premtues në Premier League, ndërsa Milani e sheh atë si kandidatin ideal për projektin e ri të skuadrës në sezonin e ardhshëm.

Advertisement
Advertisement
Advertisement