Ndeshja e Kosovës me Andorrën, FFK-ja i nxjerrë biletat në shitje - Gazeta Express
string(64) "ndeshja-e-kosoves-me-andorren-ffk-ja-i-nxjerre-biletat-ne-shitje"

Futboll

Gazeta Express

25/05/2026 17:46

Ndeshja e Kosovës me Andorrën, FFK-ja i nxjerrë biletat në shitje

Futboll

Gazeta Express

25/05/2026 17:46

Kombëtarja e Kosovës do të rikthehet në aksion në këto dy javë, me dy ndeshje miqësore.

Së pari, “Dardanët” do të luajnë ndaj Republikës Çeke më 31 maj, në stadiumin “Epet Arena”.

Megjithatë, më 7 qershor, kombëtarja dardane do ta zhvillojë edhe ndeshjen e dytë miqësore.

Atë ditë, Kosova do të luajë me Andorrën, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Për ndeshjen e së diel të 7 qershorit, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) i ka nxjerrë në shitje edhe biletat.

Pas portave, në veri dhe jug, biletat do të kushtojnë nga 10 euro.

Nga 20 euro do të kushtojnë në tribunën e lindjes, derisa në tribunën perëndimore do të kushtojnë nga 30 euro.

Zona VIP, si gjithmonë është më e shtrenjta, me biletat që kushtojnë nga 100 euro.

Në postimin e bashkangjitur në lajm, është edhe linku ku mund të rezervohen biletat.

Ndeshja Kosovë – Andorrë do të luhet me fillim nga ora 20:00./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement