VMRO-DPMNE akuzon liderin e LSDM, Venko Filipçe, për bashkëpunim me Viktor Stojanov, i cili në Maqedoninë e Veriut konsiderohet person non grata për shkak të qëndrimeve antimaqedonase.
Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Valentin Manasievski, deklaroi se Filipçe përmes Rubin Zemonit ka bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Stojanovin, të cilin e akuzojnë për mohimin e identitetit, gjuhës dhe historisë maqedonase. Nga VMRO-DPMNE thonë se Filipçe po vepron në interes të Bullgarisë dhe se me këto qëndrime po e dëmton karrierën e tij politike.
“Filipçe bashkëpunon me Viktor Stojanovin, i cili angazhohet për promovimin e identitetit, historisë dhe kulturës bullgare në Maqedoni. Daljet e tij publike synojnë mohimin e gjuhës maqedonase dhe të veçantisë kombëtare, duke promovuar tezën se maqedonasit dhe bullgarët janë një popull i vetëm. Për shkak të qëndrimeve të tij ksenofobe, ai është cilësuar si kërcënim për sigurinë kombëtare nga autoritetet maqedonase dhe ka ndalim hyrjeje në vend”, pohoi Valentin Manasievski – VMRO-DPMNE.
tag_katrorimaqedoni_2