Kurti: Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme ka me e ndreqë Kosovën, është e domosdoshme - Gazeta Express
string(104) "kurti-byroja-per-konfiskimin-e-pasurise-se-pajustifikueshme-ka-me-e-ndreqe-kosoven-eshte-e-domosdoshme-1"

Lajme

Gazeta Express

25/05/2026 14:56

Kurti: Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme ka me e ndreqë Kosovën, është e domosdoshme

Lajme

Gazeta Express

25/05/2026 14:56

Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti u foli për domosdoshmërinë e krijimit të Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme disa të pranishmëve në një shtëpi në Siqevë të Prishtinës.

Kurti, siç dëgjohet në një video që ai e publikoi në Facebook, u tha atyre se “është e domosdoshme ta bëjmë atë byro”. Sipas tij, kështu ata do ta “ndreqnin shumë Kosovën”.

“Tjetra që mendojmë ka me e ndreqë shumë Kosovën është kur ta sjellim do drejtësi pak për do plagë që na i ka lënë korrupsioni. Është e domosdoshme ta bëjmë atë byro për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Nuk bën pa të hiç. Brezit të ri s’mund t’ua lëmë kështu Kosovën”, tha ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement