Foda publikon listën e Kosovës, tre emra të rinj te “Dardanët” - Gazeta Express
string(59) "foda-publikon-listen-e-kosoves-tre-emra-te-rinj-te-dardanet"

Futboll

Gazeta Express

25/05/2026 14:31

Foda publikon listën e Kosovës, tre emra të rinj te “Dardanët”

Futboll

Gazeta Express

25/05/2026 14:31

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore ndaj Çekisë dhe Andorrës.

Në listën e “Dardanëve” ka disa risi, me Dardan Shabanhaxhajn, Rilind Nivokazin dhe Valmir Matoshin që janë ftuar për herë të parë.

Ndërkohë, në përfaqësuese është rikthyer Bersant Celina, i cili pritet të jetë një nga emrat me përvojë në këto dy takime.

Kosova do të jetë pa disa lojtarë të rëndësishëm, përfshirë Vedat Muriqin dhe kapitenin Amir Rrahmani, të cilët mungojnë në këtë grumbullim.

Ndeshjet miqësore ndaj Çekisë dhe Andorrës do t’i shërbejnë Fodës për të testuar lojtarë të rinj dhe për të parë alternativa të tjera para sfidave të ardhshme zyrtare në Ligën e Kombëve. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement