Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi nuk do të udhëtojë në New York për një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për shkak të “rrethanave të përgjithshme dhe çështjes së vizës amerikane”, tha të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Esmaeil Baghaei, shkruan CNN.
Araghchi ishte ftuar të merrte pjesë në një takim të iniciuar nga Kina në New York, tha Baghaei të mërkurën.
Seanca e hapur e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (UNSC), e cila është planifikuar për të martën, synon të diskutojë ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, sipas kalendarit të UNSC-së.
I pyetur javën e kaluar për një vizitë të mundshme të Araghchi-t në New York, Departamenti i Shtetit i SHBA-së i tha CNN-it se “të gjitha aplikimet për viza shqyrtohen rast pas rasti në përputhje me kërkesat e Aktit të Emigracionit dhe Shtetësisë dhe ligjeve të tjera të zbatueshme”.
Ai shtoi se të dhënat e vizave janë konfidenciale dhe detajet e rasteve individuale të vizave nuk mund të diskutohen.