Hargreaves u kërkon kompromis partive për Presidentin që të evitohet skenari i përsëritjes së zgjedhjeve - Gazeta Express
string(104) "hargreaves-u-kerkon-kompromis-partive-per-presidentin-qe-te-evitohet-skenari-i-perseritjes-se-zgjedhjeve"

Lajme

Gazeta Express

25/05/2026 13:31

Hargreaves u kërkon kompromis partive për Presidentin që të evitohet skenari i përsëritjes së zgjedhjeve

Lajme

Gazeta Express

25/05/2026 13:31

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar sot një takim me ushtruesen e detyrës së presidentes dhe kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, ku është diskutuar për procesin politik dhe situatën aktuale në vend.

Hargreaves ka theksuar rëndësinë që Kuvendi i ri të arrijë të zgjedhë presidentin pas zgjedhjeve, me qëllim shmangien e krizave të reja institucionale dhe humbjes së mundësive për vendin.

“E theksova nevojën që partitë politike të bëjnë kompromis për të shmangur një skenar të tillë”, ka deklaruar ambasadori britanik.

Ai gjithashtu ka ngritur shqetësimin për gjuhën e urrejtjes dhe abuzimet ndaj grave në politikë në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë si një problem serioz.

“Diskutuam gjithashtu abuzimin e tmerrshëm ndaj politikaneve femra në mediat sociale dhe shpresuam që të gjithë udhëheqësit e partive do ta bënin të qartë se kjo është e papranueshme”, është shprehur Hargreaves.

Advertisement
Advertisement
Advertisement