Vardy refuzon t’i kërkojë falje Coleenit - Gazeta Express
string(39) "vardy-refuzon-ti-kerkoje-falje-coleenit"

Futboll

Gazeta Express

25/05/2026 13:59

Vardy refuzon t’i kërkojë falje Coleenit

Futboll

Gazeta Express

25/05/2026 13:59

Rebekah Vardy ka rindezur përplasjen e saj të gjatë me Coleen Rooney, duke deklaruar se “ferri do të ngrijë” para se ajo t’i kërkojë falje për skandalin e famshëm “Wagatha Christie”.

Edhe pse Gjykata e Lartë vendosi kundër saj në çështjen e bujshme për shpifje, bashkëshortja e legjendës së Leicester Cityt, Jamie Vardy, vazhdon të këmbëngulë se është e pafajshme.

Duke folur për pasojat e gjyqit, 44-vjeçarja tha se ende nuk pajtohet me vendimin e gjykatës. Gjyqtarja arriti në përfundimin se Rebekah ishte përgjegjëse për rrjedhjen e informacioneve private në media, por ajo e kundërshton këtë.

“Po jetoj me vendimin që mori gjyqtarja, por edhe sot besoj se ajo ishte gabim”, tha Vardy. E pyetur nëse mund t’i zgjaste dorën e pajtimit Coleen Rooneyt, bashkëshortes së Wayne Rooneyt, ajo u përgjigj prerë: “Nuk do të kërkoj kurrë falje për diçka që nuk e kam bërë. Ferri do të ngrijë para se ta bëj këtë.”

Skandali ndikoi edhe në raportin mes Jamie Vardyt dhe Wayne Rooneyt, ish-partnerë në sulmin e Anglisë. Jamie doli në mbrojtje të gruas së tij dhe hodhi poshtë idenë se Rebekah ishte “personazhi negativ” i historisë.

“Njerëzit që mendojnë se Bex ishte keqbërësja flasin kot. Ata që janë pranë saj e dinë të vërtetën dhe kjo i mjafton. Ishte shumë e vështirë ta shihje Bex duke vuajtur nga gjithë sulmet që po merrte. Si bashkëshort, e vetmja gjë që mund të bësh është të jesh aty për të. Becky është grua e fortë. Po të mos ishte, kjo situatë do ta kishte thyer”, tha Jamie Vardy.

Përplasja nisi në vitin 2019, kur Coleen Rooney organizoi një “kurth” digjital për të zbuluar se kush po i dërgonte tabloideve informacione nga llogaria e saj private në Instagram. Ajo bllokoi të gjithë ndjekësit përveç llogarisë së Rebekah Vardyt dhe publikoi disa histori të rreme, para se të dilte me deklaratën virale: “Është… llogaria e Rebekah Vardyt.”

Në korrik 2022, gjykata vendosi në favor të Coleen Rooneyt. Gjyqtarja tha se pjesë të rëndësishme të dëshmisë së Rebekah Vardyt nuk ishin të besueshme dhe se disa elemente të mbrojtjes binin qartë ndesh me faktet.

Megjithatë, Rebekah thotë se nuk dëshiron të jetojë më me këtë histori. “Ka mbaruar. Është kryer. Nuk do të vazhdoj të jetoj në të kaluarën. Jam lodhur tmerrësisht nga kjo”, u shpreh ajo.

Tani familja Vardy po fokusohet në projekte të reja, përfshirë një reality show që ndjek ditët e fundit të Jamie Vardyt te Leicester City. Programi synon të tregojë qëndrueshmërinë e familjes dhe jetën e tyre nën vëmendjen publike.

Rebekah tha se nuk ka ndjenja negative ndaj Coleen Rooneyt dhe nuk është e interesuar për një konflikt të ri publik.

“Nuk kam asnjë ndjenjë negative ndaj saj. Nëse do ta takoja rastësisht, njerëzit do të mendonin se do të shpërthente ndonjë përplasje e madhe, por paqja ime është më e rëndësishme. Nuk e di çfarë mendon ajo për mua dhe, sinqerisht, nuk më intereson”, tha Vardy. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement