Arrestohet shtetasi i Maqedonisë për hyrje ilegale në Kosovë - Gazeta Express
string(60) "arrestohet-shtetasi-i-maqedonise-per-hyrje-ilegale-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

25/05/2026 8:37

Arrestohet shtetasi i Maqedonisë për hyrje ilegale në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

25/05/2026 8:37

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është ndaluar nga Policia në Han të Elezit, nën dyshimin për kalim ilegal të kufirit.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 24 maj rreth orës 20:15. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, pasi dyshohet se kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.

Me vendim të prokurorit, pas përfundimit të procedurave të intervistimit, i dyshuari i është dorëzuar autoriteteve të Maqedonisë së Veriut.

Advertisement
Advertisement
Advertisement