Fitore mes lotësh, Reali e mbyll sezonin me tri pikë - Gazeta Express
string(51) "fitore-mes-lotesh-reali-e-mbyll-sezonin-me-tri-pike"

Futboll

Gazeta Express

23/05/2026 23:20

Fitore mes lotësh, Reali e mbyll sezonin me tri pikë

Futboll

Gazeta Express

23/05/2026 23:20

Dani Carvajali e shënoi paraqitjen e tij të lamtumirës për Real Madridin me një asistim brilant, teksa “Los Blancos” triumfuan 4-2 ndaj Athletic ClubIT në ndeshjen e fundit të sezonit në La Liga.

Pas një muaji final të trazuar të kampanjës, Reali dukej i vendosur ta mbyllte sezonin në mënyrë pozitive në “Bernabéu”, ndërsa klubi përgatitej t’i jepte lamtumirën mbrojtësit legjendar të djathtë, Dani Carvajalit dhe mbrojtësit austriak, David Alabas.

Spanjolli, që po luante ndeshjen e tij të 451-të dhe të fundit me Los Blancos, riktheu magjinë e viteve të kaluara që në çerekun e parë të takimit, duke dhënë një pasim fantastik për Gonzalo Garcían, i cili kontrolloi topin me një prekje para se të realizonte me qetësi përtej Álex Padillan.

Ai gol i hershëm vendosi tonin e ndeshjes për vendasit, teksa Thiago Pitarchu iu afrua dyfishimit të epërsisë, por Padilla ndali përpjekjen e mesfushorit.

Në anën tjetër, Athletic hasi vështirësi për të krijuar raste konkrete në fazën ofensive, me Gorka Guruzeta që shpërdoroi një rast me kokë jashtë portës.

Pasi kishin humbur vetëm një nga shtatë përballjet e fundit direkte (5 fitore, 1 barazim), Reali shënoi edhe golin e dytë para pushimit, kur Jude Bellinghami finalizoi fuqishëm pas pasimit të harkuar të Pitarch, duke realizuar për herë të dytë në tri ndeshje.

Megjithatë, mysafirët reaguan menjëherë në kohën shtesë të pjesës së parë përmes Guruzetës, i cili realizoi me volej pas asistimit të Iñaki Williamsit, duke i dhënë “Los Leones” një fije shprese.

Çdo shpresë për rikthim u shua shpejt në fillimin e pjesës së dytë, kur Kylian Mbappé realizoi golin e tij të 25-të në La Liga këtë sezon me një goditje precize nga jashtë zonës.

Athletic nuk u dorëzua pa luftë dhe skuadra e Ernesto Valverde mbeti e rrezikshme, me Guruzetën dhe Adama Boiro që iu afruan golit.

Megjithatë, ato raste rezultuan të ishin mundësia më e mirë e mysafirëve për t’u rikthyer në ndeshje, pasi Reali e menaxhoi qetësisht fundin e takimit dhe shtoi edhe golin e katërt përmes zëvendësuesit Brahim Díazit, i cili realizoi nga afërsia.

Edhe pse “Los Leones” shënuan një gol ngushëllues me goditjen me kokë të Urko Izeta në zonë, Reali e mbylli sezonin me fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke përfunduar tetë pikë pas kampionit Barcelona.

Sa i përket Athleticut, ata humbën mundësinë për një përfundim të gjashtë radhazi në gjysmën e sipërme të tabelës, pasi pësuan tetë humbje në 12 ndeshjet e fundit në LaLiga.

Reali sonte u përshëndet me dy legjenda të klubit, Carvajalin dhe Alaban, të cilët e lanë ndeshjen mes lotësh, duke u duartrokitur nga një stadium i tërë – mirënjohës për kontributin e tyre gjatë viteve në shërbim të fanellës madrilene./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement