Kërcet grushti në ndeshjen Egnatia – Vllaznia, ja kush u përfshi dhe si ndodhi - Gazeta Express
string(75) "kercet-grushti-ne-ndeshjen-egnatia-vllaznia-ja-kush-u-perfshi-dhe-si-ndodhi"

Futboll

Gazeta Express

23/05/2026 22:10

Kërcet grushti në ndeshjen Egnatia – Vllaznia, ja kush u përfshi dhe si ndodhi

Futboll

Gazeta Express

23/05/2026 22:10

Në fundin e ndeshjes mes Egnatias dhe Vllaznisë, festimi i golit të dytë të rrogozhinasve u kthye në skena kaosi dhe përplasjeje mes dy ekipeve.

Protagonistët kryesorë ishin kapiteni i Egnatias, Albano Aleksi, dhe mbrojtësi i Vllaznisë, Erdenis Gurishta.

Pas golit vendimtar, Aleksi kreu gjeste provokuese ndaj stolit shkodran, duke ndezur tensionet në fushë.

Situata agravoi shpejt, pasi Gurishta iu afrua dhe, pas një shkëmbimi fjalësh, e goditi Aleksin, duke shkaktuar një përplasje masive mes lojtarëve dhe stafit të dy skuadrave.

Arbitrat dhe sigurimi i stadiumit ndërhynë për të qetësuar situatën.

Pas rikthimit të qetësisë, Aleksi u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë Egnatian me 10 lojtarë në minutat e fundit të takimit.

Megjithatë, rrogozhinasit arritën të mbanin avantazhin dhe të siguronin fitoren e dytë radhazi në “Final Four”, pas suksesit ndaj Elbasanit.

Nga ana tjetër, Vllaznia regjistroi humbjen e dytë në këtë fazë të garës./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement