Paris Guri nga LDK’ja, i ftuar në Pressing në T7, ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit.
Guri, ka thënë se nuk ka pasur asnjë investim kapital, gjë e cila, është ‘’rast suigeneris’’.
‘’E njëjta situatë është me autostradën për Gjilan. Një fëmijë ka lind sot është në klasë të parë, edhe autostrada s’është hala. I ka kry vaksinat, çerdhen edhe krejt i ka kry, edhe autostrada s’është. Edhe stadiumi i Gjilanit, ekipet Drita , kanë lujt në stadione të tjera, jo në qato që keni premtu ju që ka me u kry brenda vitit. Me tanë këtë buxhet edhe mos me pas një investim kapital, është rast suigeneris, nuk ka kërkun në botë’’, ka thënë Guri, përcjell Gazeta Express.