Haxhi Avdyli me 100 mijë € bleu 310 m² shtëpi dhe 2 ari në Prizren - Gazeta Express
string(71) "haxhi-avdyli-me-100-mije-e-bleu-310-m%c2%b2-shtepi-dhe-2-ari-ne-prizren"

Lajme

Gazeta Express

23/05/2026 20:35

Haxhi Avdyli me 100 mijë € bleu 310 m² shtëpi dhe 2 ari në Prizren

Lajme

Gazeta Express

23/05/2026 20:35

Pasurinë në vitin 2025, me pak para arriti ta shtojë edhe deputeti Haxhi Avdyli.

Ai ka deklaruar se në vitin 2025, përmes kredisë, ka blerë shtëpi prej 310 metrash katrorë në vlerë prej vetëm 100 mijë euro.

I kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, Haxhiu ka treguar se me 100 mijë euro i ka marrë 2 ari tokë dhe shtëpinë.

Në total ai ka treguar se ka marrë 152 mijë euro kredi, me interes 5.5 për qind për periudhë kthimi 120 muaj, apo 10 vjet.

Që në total, me interes, i bie mbi 195 mijë euro kredi, me këst mujor rreth 1,600 euro.

“2 ari i ka krejt. Shtëpi e pameremetume. Në Prizren, në Durmish Asllani. 152 mijë euro kam kredi.”

Në vitin 2025 ai ka pranuar pagë vjetore 20 mijë euro, pagë, shtesa dhe kujdestari 12 mijë e 900 euro, punë me kontratë si aksionar 3 mijë e 200 euro.

Ndërsa bashkëshortja merr pagë vjetore 31 mijë euro.

Deputeti Ilir Kërceli, para se të hynte në politikë, ishte pjesë e botës së biznesit prej vitit 2013. Ai ka deklaruar se nga dividenda dhe kursimet ka blerë banesë 173 mijë euro në vitin 2020. Ndërsa, një banesë tjetër në vlerë 160 mijë euro e ka blerë në vitin 2023 nga shitja e një banese paraprake, nga kursimet dhe kredia. Pastaj, në vitin 2021, nga kursimet ka blerë 9 ari tokë në vlerë 11 mijë e 200 euro. Nga kursimet ka blerë edhe një garazh në vitin 2023 në vlerë 5 mijë e 500 euro.

Përveç investimeve, ai ka 33 mijë euro kursime nga aksionet në një biznes dhe 5 mijë e 300 euro nga paga.

Kërçeli gjatë vitit 2025 ka deklaruar dividendë prej 33 mijë euro nga biznesi i tij “ON Air Media”, si dhe 5 mijë e 300 euro kursime nga paga.

Ai po ashtu ka deklaruar obligime financiare në vlerë prej 35 mijë euro, të cilat duhet t’i shlyejë deri në vitin 2030. I kontaktuar, Kërçeli ka thënë se investimet ka arritur t’i bëjë nga të hyrat që ka nga biznesi, të cilat janë publike.

Kërçeli ka thënë se investimet ka arritur t’i bëjë nga të hyrat që ka nga biznesi dhe të gjitha janë të deklaruara që nga fillimi. Përndryshe, ka deklaruar se pas hyrjes në politikë vetëm se ka humbur më shumë nga biznesi i tij, pasi që shumë klientë janë larguar pas angazhimit të tij politik.

Mirë me kursime qëndron edhe deputeti Jeton Raka.

Përveç banesës, shtëpisë dhe oborrit të trashëguar, në vitin 2025 ka blerë edhe një veturë Audi, 9 mijë e 800 euro.

Ndërsa posedon 20 mijë e 750 euro kursime.

Mirë me të hyra, sa për të bërë edhe luks, qëndron edhe deputeti i ri Nezir Kraki.

Kraki posedon një veturë BMW në vlerë 40 mijë euro, të blerë në vitin 2024, si dhe 4 vetura të tjera oldtimer-a, në vlerë totale prej 189 mijë euro.

Ndërsa ka edhe 16 mijë e 500 euro kursime.

Nga paga prej deputeti ka deklaruar të hyra vjetore 16 mijë e 700 euro. Nga angazhimi i pjesshëm si ligjërues në Francë 4 mijë e 800 euro.

Ndërsa të hyrat e bashkëshortes nga puna në Francë janë 28 mijë euro.

Deputetja Rozeta Hajdari deklaron se ka blerë një banesë në vitin 2025 në vlerë 99 mijë euro, me sipërfaqe prej 85 metrash katrorë.

Kredinë e njëjta ka planifikuar ta kryejë brenda afër 14 vjetëve.

Vlera totale e kredisë ka deklaruar të jetë 126 mijë euro.

E pyetur se ku e ka blerë banesën dhe sa është shuma totale e kredisë me interes, nuk ka treguar. Hajdari nuk ka treguar se çfarë ka ndodhur me banesën të cilën e ka pasur në bashkëpronësi vitin e kaluar. Hajdari nuk ka dhënë përgjigje.

“Lidhur me pyetjen tuaj për deklarimin e pasurisë, konkretisht për banesën, ju njoftoj se banesa aktualisht është në emër të Raiffeisen Leasing deri në përfundim të obligimeve sipas kontratës së lizingut financiar, respektivisht deri në korrik të vitit 2039. Pagesat sipas Planit të Amortizimit të Lizingut financiar kanë filluar nga korriku i vitit 2025 dhe paraqesin obligimin tim kontraktual ndaj Raiffeisen Leasing. Të gjitha detajet i keni në formularin e deklarimit të pasurisë.”

Për më shumë ndiqeni emisionin “Kosova vendin e dytë në Evropë për varfëri, por me politikanë të pasur”, në TV dhe platformat online të “Betimi për Drejtësi”./

Advertisement
Advertisement
Advertisement