Deri nesër mund të merret vendimi për luftën në Iran, Trump: Marrëveshje ose i shkatërrojme plotësisht - Gazeta Express
string(100) "deri-neser-mund-te-merret-vendimi-per-luften-ne-iran-trump-marreveshje-ose-i-shkaterrojme-plotesisht"

Lajme

Gazeta Express

23/05/2026 19:47

Deri nesër mund të merret vendimi për luftën në Iran, Trump: Marrëveshje ose i shkatërrojme plotësisht

Lajme

Gazeta Express

23/05/2026 19:47

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi të shtunën se më vonë gjatë ditës do të zhvillojë një takim me këshilltarët e tij të afërt për të shqyrtuar propozimin më të fundit të Iran, ndërsa një vendim për rifillimin e mundshëm të veprimeve ushtarake ndaj Teheranit mund të merret që të dielën.

Në një intervistë telefonike për Axios, Trump tha se gjasat për arritjen e një marrëveshjeje me Iranin janë “50 me 50”, duke lënë të kuptohet se situata mbetet e paqartë, raporton CNN.

“Gjërat mund të përfundojnë me një marrëveshje të mirë, ose ne mund t’i shkatërrojmë ata plotësisht”, u shpreh Trump, duke përdorur një gjuhë të ashpër ndaj Teheranit.

Sipas tij, në takimin vendimtar do të marrin pjesë emisari amerikan Steve Witkoff, këshilltari Jared Kushner, si dhe zëvendëspresidenti JD Vance.

Deklaratat e Trump vijnë në një moment kur sinjalet diplomatike sugjerojnë se palët mund të jenë më pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund konfliktit. Më herët gjatë së shtunës, zyrtarë amerikanë dhe iranianë lanë të kuptohet se negociatat kanë bërë përparim pas ndërmjetësimit të Katar dhe Pakistan në bisedimet e zhvilluara në Teheran.

Edhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, foli me tone të kujdesshme për zhvillimet. Duke folur nga Neë Delhi, ai tha se mund të ketë lajme të rëndësishme gjatë ditës.

“Mund të ketë lajme më vonë sot. Për momentin nuk kam diçka konkrete për të ndarë, por shpresoj që do të ketë zhvillime pozitive”, deklaroi Rubio para gazetarëve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement