Tifozët e Liverpoolit besojnë se gjatë verës do të ketë edhe dy largime të mëdha - Gazeta Express
string(80) "tifozet-e-liverpoolit-besojne-se-gjate-veres-do-te-kete-edhe-dy-largime-te-medha"

Futboll

Gazeta Express

23/05/2026 19:40

Tifozët e Liverpoolit besojnë se gjatë verës do të ketë edhe dy largime të mëdha

Futboll

Gazeta Express

23/05/2026 19:40

Liverpooli aktualisht ndodhet në një vend që siguron kualifikimin për Ligën e Kampionëve, por ende nuk e ka mbyllur matematikisht sezonin e Premierligës.

“The Reds” kanë kaluar një sezon të vështirë dhe po përpiqen të shpëtojnë minimumin, vetëm një vit pasi fituan titullin në sezonin e parë nën drejtimin e Arne Slotit.

Megjithatë, priten ndryshime të mëdha në skuadër gjatë verës.

Mohamed Salahu pritet të largohet nga “Anfield” pas ndeshjes së fundit të sezonit, duke i dhënë fund një periudhe 9-vjeçare shumë të suksesshme me klubin.

Edhe mbrojtësi i majtë Andy Robertson ka konfirmuar largimin e tij nga klubi.

Ndërkohë, një postim në rrjetet sociale nga kapiteni Virgil van Dijk ka ngritur dyshime për dy largime të tjera të mundshme.

Në një postim në Instagram ai shkroi: “Falënderues dhe mirënjohës për rrugëtimin tonë! Edhe një ndeshje ka mbetur dhe meritoni një lamtumirë të madhe”.

Fotoja shfaqte Salahun dhe Robertsonin, por edhe dy lojtarë të tjerë – Joe Gomez dhe portierin Alisson Becker – duke nxitur spekulime për të ardhmen e tyre.

Të dy lojtarët janë pjesë e Liverpoolit që nga viti 2015 dhe kanë fituar trofe të mëdhenj si Liga e Kampionëve, FA Cup, Kupa EFL dhe titullin e Premierligës.

Kontratat e tyre përfundojnë verën e ardhshme, që do të thotë se ky afat kalimtar mund të jetë mundësia e fundit për Liverpoolin që të përfitojë financiarisht prej tyre.

Klubi gjithashtu është në një situatë ku mund të humbasë pozicionin e Championsit nëse ndodh një kombinim i rezultateve në ditën e fundit, veçanërisht në duel me Bournemouthin dhe në varësi të renditjes së Aston Villas.

Nëse Villa përfundon në vend të katërt, vetëm vendi i pestë siguron kualifikim, duke e bërë ndeshjen e fundit vendimtare për sezonin e Liverpoolit./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement