Çka po ndodh në Serie A? Gattuso te Lazio e Sarri tek Atalanta? - Gazeta Express
string(61) "cka-po-ndodh-ne-serie-a-gattuso-te-lazio-e-sarri-tek-atalanta"

Futboll

Gazeta Express

23/05/2026 19:01

Çka po ndodh në Serie A? Gattuso te Lazio e Sarri tek Atalanta?

Futboll

Gazeta Express

23/05/2026 19:01

Atalanta raportohet se është shumë pranë emërimit të Maurizio Sarrit si trajner i ri, sipas disa burimeve në Itali.

Sarri ka shprehur prej kohësh pakënaqësi me situatën te Lazio dhe presidentin Claudio Lotito, duke përmendur probleme të ndryshme si bojkotin e tifozëve, bllokimet në merkato dhe shitjet e lojtarëve pa dakordësinë e tij.

Megjithëse është përmendur edhe një rikthim i mundshëm te Napoli, duket se Atalanta është destinacioni më i mundshëm për të.

Sipas “Sportitalia” dhe gazetarit të merkatos Alfredo Pedullà, Sarri është duke finalizuar detajet e marrëveshjes me klubin nga Bergamo.

Ndërkohë, po raportohet se zëvendësimi i tij te Lazio mund të jetë një emër surprizë: Gennaro Gattuso.

Ish-trajneri i Kombëtares së Italisë është aktualisht i lirë, pasi nuk arriti të kualifikojë ekipin për Botëror dhe thuhet se ka pasur kontakte me Lazion për një rol të mundshëm në stol.

Alternativa të tjera për “Biancocelestët” përfshijnë edhe trajnerin aktual të Atalantës, Raffaele Palladino, që do të krijonte një lëvizje të ndërsjellë mes dy klubeve.

Në listë përmendet gjithashtu edhe Fabio Pisacane, në rast se nuk vazhdon me Cagliari Calcio pas sezonit të tij të parë në Serie A.

E gjithë situata mbetet ende e hapur, me shumë lëvizje të mundshme në pankinat e Serie A gjatë verës./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement