Hamza: Me çmimet si në Evropë, por jo edhe me paga e pensione – T’i themi STOP krizë ekonomike e sociale - Gazeta Express
string(99) "hamza-me-cmimet-si-ne-evrope-por-jo-edhe-me-paga-e-pensione-ti-themi-stop-krize-ekonomike-e-sociale"

Lajme

Gazeta Express

23/05/2026 16:15

Hamza: Me çmimet si në Evropë, por jo edhe me paga e pensione – T’i themi STOP krizë ekonomike e sociale

Lajme

Gazeta Express

23/05/2026 16:15

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka vazhduar të takojë familje nga vende të ndryshme të Kosovës. I pari i PDK’së, ka thënë se çmimet në vend po janë sikur në Evropë, por jo edhe pagat e pensionet.

Hamza ka shkruar se duhet t’i thuhet ‘’stop’’ krizës ekonomike e sociale.

‘’Janë shtrenjtu gjërat shumë, mendoj që mundemi ma ndryshe, mundemi ma mirë, mundemi me i ndal do kriza, mungesë stabiliteti institucional’’, ka thënë ai, përcjell Gazeta Express.

Postimi:

Çmimet si në Evropë, por jo edhe pagat dhe pensionet. Kjo është padrejtësi sociale.

Për këtë arsye, ne do t’i themi STOP krizës ekonomike dhe sociale që e kanë sjellë vendimet e gabuara politike.

Do t’i themi stop çmimeve dhe tatimeve të larta, pagave e pensioneve të pamjaftueshme, stagnimit dhe regresit.

Do të hapim një etapë të re të zhvillimit, mirëqenies dhe dinjitetit për çdo qytetar të Kosovës.

Bashkë me secilin prej jush, pas 7 qershorit, do ta ndryshojmë Kosovën.

Advertisement
Advertisement
Advertisement