"Tubim fantastik në Llap", Osmani: Jemi rrugës për në Skenderaj ku LDK do t'i hapë zyrat e reja - Gazeta Express
string(90) "tubim-fantastik-ne-llap-osmani-jemi-rruges-per-ne-skenderaj-ku-ldk-do-ti-hape-zyrat-e-reja"

Lajme

Gazeta Express

23/05/2026 14:09

“Tubim fantastik në Llap”, Osmani: Jemi rrugës për në Skenderaj ku LDK do t’i hapë zyrat e reja

Lajme

Gazeta Express

23/05/2026 14:09

Kandidatja e LDK’së për presidente, Vjosa Osmani, tha se në Podujevë patë një tubim fantastik me qytetarë në kuadër të platformës së tyre “Hajde folim” bashkë me kandidatin për kryeministër të kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

“Sapo e përfunduam një “Hajde folim” fantastik në Llap. Në mesin e llapjanëve patëm diskutime për shumë tema që janë në interes të qytetarëve, prej çmimeve të rritura te çështjet e energjisë te ajo se si mund ta kthejmë shpresën për zhvillim”.

Më pas ajo njoftoi se nga Llapi janë nisur për Skenderaj ku do t’i hapin zyrat e reja të LDK’së.

“E prej Skenderajt vazhdojmë në Istog dhe pas tij jemi edhe në Pejë. Pastaj kthehemi në Lipjan, në Gadime”.

“Mezi po presim t’ju takojmë të gjithëve”, tha Osmani.

Advertisement
Advertisement
Advertisement