Kandidati i PDK-së për deputet, Qendrim Kryeziu, ka reaguar për rritjen e çmimeve dhe koston e jetesës në Kosovë, duke thënë se 100 euro sot nuk mjaftojnë as për nevojat bazike të një familjeje.
“A mundesh me shku me 100 euro në një restorant mesatar me një familje katër anëtarëshe? Hajde t’i shohim çmimet”, ka deklaruar Kryeziu.
Ai ka theksuar se situata është edhe më e rëndë në markete, duke shtuar se krahasimet nuk po bëhen as me çmimet në Prishtinë, ku sipas tij kostoja është edhe më e lartë.
“Me 100 euro s’po shkojmë në marketet e Prishtinës, por në qytetet tjera, sepse janë më lirë çmimet se në çdo market të Prishtinës. Në Prishtinë s’bën sen me ato 100 euro”, është shprehur ai.
Sipas Kryeziut, rritja e vazhdueshme e çmimeve po e bën gjithnjë e më të vështirë jetën për familjet kosovare.