Mot i paqëndrueshëm sot - Gazeta Express
string(23) "mot-i-paqendrueshem-sot"

Lajme

Gazeta Express

23/05/2026 7:02

Mot i paqëndrueshëm sot

Lajme

Gazeta Express

23/05/2026 7:02

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot jostabil, me intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta lokale dhe me reshje lokale shiu. Në shumë rajone nuk priten fare reshje, por në disa rajone priten rrebeshe orëve të pasdites me mundësi edhe për vetëtima dhe bubullimë sidomos në juglindje të Kosovës.

Temperaturat pritet të lëvizin nga 12 minimalja deri në 24 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot mjaft i paqëndrueshëm. Pasdite pritet destabilizim i fuqishëm i atmosferës sidomos në shumë pjesë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut e shumë më pak në Mal të Zi dhe veri të Kosovës. Parashihen shtrëngata të izoluara me shi dhe mundësi për breshër.

Edhe të dielën mot i paqëndrueshëm sidomos Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe pjesët e Kosovës që kufizohen me Shqipërinë dhe Maqëdoninë Veriore ku orëve të pasdites priten shtrëngata me bubullima të izoluara me mundësi edhe për breshër. Në Kosovë më pak reshje sidomos nga veriu.

Nga e hëna përmirësim substancial i motit dhe rritje e ndjeshme e temperaturave. Mundësi për rrebeshe të izoluara priten në disa vise në jug dhe lindje të Shqipërisë dhe Maqedoninë Veriore./MeteoBallkan

Advertisement
Advertisement
Advertisement