Hamza pret ambasadorin francez: Folëm për nevojën që Kosova të tejkalojë klimën e krizave të vazhdueshme - Gazeta Express
string(103) "hamza-pret-ambasadorin-francez-folem-per-nevojen-qe-kosova-te-tejkaloje-klimen-e-krizave-te-vazhdueshme"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 12:19

Hamza pret ambasadorin francez: Folëm për nevojën që Kosova të tejkalojë klimën e krizave të vazhdueshme

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 12:19

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka pritur në takim sot ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Hamza tha se me të diskutuan për zhvillimet aktuale në vend, si dhe për përgatitjet drejt zgjedhjeve të 7 qershorit.

“Diskutuam edhe për nevojën që Kosova të tejkalojë klimën e krizave të vazhdueshme, të cilat kanë ndikuar negativisht në gjendjen ekonomike dhe mirëqenien e familjeve kosovare”.

Ndërkaq, Hamza tha se i ka rikonfirmuar ambasadorit francez angazhimin e Partisë Demokratike të Kosovës për një proces zgjedhor në përputhje me standardet më të larta demokratike.

“E falënderova ambasadorin Guerot për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës në rrugëtimin e saj demokratik dhe euroatlantik”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement