Arrestohet mësuesi në Lipjan, dyshohet se rrahu nxënësin 10-vjeçar në shkollë - Gazeta Express
string(76) "arrestohet-mesuesi-ne-lipjan-dyshohet-se-rrahu-nxenesin-10-vjecar-ne-shkolle"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 9:14

Arrestohet mësuesi në Lipjan, dyshohet se rrahu nxënësin 10-vjeçar në shkollë

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 9:14

Një rast i rëndë është raportuar në një shkollë fillore në fshatin Shalë të Lipjanit, ku një mësues dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një nxënësi 10-vjeçar

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se më 21 maj 2026 rreth orës 19:15, në Polici është paraqitur B. D së bashku me djalin e tij të mitur, O.D., duke raportuar se fëmija ishte rrahur nga mësuesi i tij në SHFMU “Ibrahim Banushi”.

Sipas kallëzimit, i dyshuari Rifat Kleçka dyshohet se e kishte goditur nxënësin gjatë kohës sa ai ndodhej në shkollë, duke i shkaktuar lëndime në kokë.

I mituri kishte marrë trajtim mjekësor në QKMF-Komoran.

Policia ka intervistuar fëmijën në prani të babait të tij, ndërsa mësuesi është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj Rifat Kleçkës është iniciuar rasti “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, ndërsa i njëjti është dërguar në ndalim për 48 orë në Stacionin Policor në Lipjan.

Advertisement
Advertisement
Advertisement