Murati me grafikë për 100 eurot që mori vendim qeveria - studentët dhe punëtorët e sektorit privat duhet të aplikojnë për to - Gazeta Express
string(122) "murati-me-grafike-per-100-eurot-qe-mori-vendim-qeveria-studentet-dhe-punetoret-e-sektorit-privat-duhet-te-aplikojne-per-to"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 9:12

Murati me grafikë për 100 eurot që mori vendim qeveria – studentët dhe punëtorët e sektorit privat duhet të aplikojnë për to

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 9:12

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka prezantuar me anë të një grafike “Pakon për Përballje me Inflacionin 2.0”, përmes së cilës Qeveria e Kosovës ka miratuar mbështetje të njëhershme financiare për disa kategori të qytetarëve.

Sipas njoftimit, nga 100 euro do të përfitojnë pensionistët, fëmijët, punonjësit e sektorit jo-publik dhe studentët aktivë.

Qeveria thotë se masa synon të lehtësojë barrën ekonomike të qytetarëve përballë rritjes së vazhdueshme të çmimeve dhe inflacionit që po vazhdon të ndikojë në jetën e përditshme në Kosovë.

Megjithatë, prezantimi i kësaj pakete vjen vetëm dy javë para zgjedhjeve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement