Dueti Dafina–Cllevio rrjedh në rrjet - Gazeta Express
string(36) "dueti-dafina-cllevio-rrjedh-ne-rrjet"

Muzike

Gazeta Express

21/05/2026 20:44

Dueti Dafina–Cllevio rrjedh në rrjet

Muzike

Gazeta Express

21/05/2026 20:44

Një bashkëpunim i papritur mes Dafina Zeqirit dhe Cllevios është bërë temë diskutimi në rrjetet sociale, pasi një pjesë e këngës së tyre të re ka rrjedhur para publikimit zyrtar.

Dy artistët nuk kishin dhënë asnjë paralajmërim për këtë projekt, duke e mbajtur bashkëpunimin larg vëmendjes së publikut. Megjithatë, një fragment i këngës ka nisur të qarkullojë me shpejtësi në TikTok, ku po shpërndahet masivisht nga ndjekësit.

Rrjedhja e audios ka shtuar menjëherë kureshtjen e fansave, pasi bëhet fjalë për bashkëpunimin e parë mes Dafinës dhe Cllevios. Kombinimi i dy emrave, që vijnë me stile dhe publik të ndryshëm, e ka bërë projektin edhe më të komentuar.

@meme_shqip_4 #moza #albania #samidubai #xhemaluka #cllevioserbiano ♬ original sound – meme_shqip_4

Ky bashkëpunim vjen në një periudhë aktive për Cllevion, i cili pas rifitimit të lirisë është rikthyer në muzikë me koncerte dhe projekte të reja. Nga ana tjetër, Dafina Zeqiri mbetet një nga emrat më të rëndësishëm të skenës shqiptare, ndaj përfshirja e saj në këtë duet ka rritur edhe më shumë pritshmëritë.

Tani që projekti nuk është më sekret, fansat po presin reagimin zyrtar të dy artistëve, si dhe datën e publikimit të plotë të këngës dhe videoklipit. Deri atëherë, fragmenti i rrjedhur pritet të vazhdojë të jetë një nga temat më të diskutuara në rrjet. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement