Qëndrimi i shkrimtares dhe poetes Mimoza Ahmeti në “Ferma VIP 3” ka sjellë diskutime të shumta në rrjetet sociale, sidomos pas një droni mbështetës që ajo mori nga jashtë. Komentet e publikut u shtuan edhe më shumë pas batutave të vetë Mimozës për vajzën e saj “milionere”.
Megjithatë, vajza e poetes ka reaguar publikisht, duke sqaruar raportin me të ëmën dhe duke treguar një anë më personale të jetës së saj familjare. Në mesazhin e saj, ajo e përshkruan Mimozën si “mamanë ideale”, duke theksuar sakrificat e shumta që poetja ka bërë për rritjen e fëmijëve.
Sipas saj, Mimoza ka sakrifikuar shumë për të dhe motrën e saj, duke u përpjekur që, pavarësisht vështirësive ekonomike, vajzat të mos ndienin mungesa. Ajo tregon se e ëma ka bërë të pamundurën për t’u siguruar arsimim të mirë, përfshirë shkollimin në institucione private, ndërsa shpesh ka lënë mënjanë nevojat e veta personale.

Vajza e Ahmetit shton se poetja ka jetuar për 20 vite pa krijuar një martesë tjetër, duke zgjedhur t’i përkushtohej plotësisht fëmijëve. Përmes këtij reagimi, ajo u është përgjigjur edhe paragjykimeve që kanë qarkulluar online, duke thënë se një nënë e tillë “meriton qiellin plot me drona e parashuta”, shkruan Prive by Liberta Spahiu – transmeton GazetaExpress.
Ajo sqaroi gjithashtu se droni i dërguar në fermë ishte një shenjë malli dhe dashurie për të ëmën, pasi prej kohësh nuk kanë pasur mundësi të takohen për shkak të angazhimeve të saj universitare.
Në fund të mesazhit, vajza e Mimozës iu drejtua edhe kritikëve që kanë komentuar sjelljen e poetes brenda formatit. Sipas saj, ajo që publiku sheh në ekran është pjesë e lojës dhe argëtimit televiziv, ndërsa jashtë kamerave Mimoza është një grua me vlera të forta familjare.
Ajo thekson se e ëma nuk është një personazh i cekët, por një grua që vlerëson martesën, familjen dhe moralin mbi gjithçka tjetër. Reagimi i saj vjen si një mbrojtje publike ndaj poetes, por edhe si një rrëfim për sakrificat që, sipas saj, nuk janë parë gjithmonë nga publiku. /GazetaExpress/