Alice nxit dyshime në TikTok në lidhje me Klodin - Gazeta Express
string(48) "alice-nxit-dyshime-ne-tiktok-ne-lidhje-me-klodin"

Yjet

Gazeta Express

21/05/2026 20:08

Alice nxit dyshime në TikTok në lidhje me Klodin

Yjet

Gazeta Express

21/05/2026 20:08

Dinamika pas përfundimit të “Big Brother VIP 4” vijon të prodhojë reagime dhe komente në rrjetet sociale, sidomos kur në qendër janë marrëdhëniet mes ish-banorëve.

Së fundmi, vëmendja e ndjekësve është përqendruar te Alice Maselli dhe aktiviteti i saj në TikTok, i cili po interpretohet në lidhje me thashethemet për një afërsi mes ish-partnerit të saj, Klodit, dhe Elijonës.

Edhe pse Elijona ka deklaruar publikisht se Klodin e ka vetëm “shok”, afërsia mes tyre dhe disa detaje të vëna re nga ndjekësit kanë shtuar dyshimet se raporti mund të jetë më shumë se miqësor.

Në këtë situatë, postimet e Alice në TikTok kanë marrë vëmendje të veçantë. Ndjekësit kanë vënë re ndryshime në tonin e videove të saj, duke ngritur pikëpyetje nëse ato janë thjesht përmbajtje argëtuese apo mesazhe të tërthorta për zhvillimet e fundit.

@alice_maselli Che si fa in questi casi ? 😂😂 #fyp #pertee ♬ オリジナル楽曲 – EDM Worlds PLUR 🌏🫶

Duke ndarë disa mendime personale për mënyrën se si zgjedh të përballet me njerëzit dhe kujtimet. Ajo la të kuptohej se nuk preferon të bllokojë persona, të mohojë të kaluarën apo të mbajë energji negative, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së një “shpirti të pastër”.

Ky mesazh u interpretua nga një pjesë e ndjekësve si shenjë maturie dhe si mbyllje paqësore e një kapitulli personal.

Megjithatë, një video e publikuar më pas solli një tjetër ton. Këtë herë, Alice ndau një shkrim në italisht me nota ironie, ku shprehej se ndonjëherë pranon të bëjë zgjedhje të gabuara vetëm për hir të “plot-it”, pra për dramën apo rrjedhën e historisë që kërkojnë mikeshat e saj.

@alice_maselli

Forever a pure soul 🪽

♬ son original – Valentin

Kalimi nga një mesazh i qetë dhe reflektues te një qëndrim më rebel e ironik ka nxitur komente të shumta në rrjet. Disa ndjekës e kanë parë si reagim të koduar ndaj zërave për Klodin dhe Elijonën, ndërsa të tjerë mendojnë se bëhet fjalë thjesht për një trend të zakonshëm në TikTok.

Për momentin, nuk ka një konfirmim nga Alice se postimet lidhen drejtpërdrejt me situatën e përfolur. Megjithatë, në një periudhë kur çdo veprim i ish-banorëve të “Big Brother VIP” analizohet me kujdes nga publiku, videot e saj kanë mjaftuar për të hapur një tjetër valë diskutimesh online. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement