Petrova-Çamova: Bullgaria do të bllokon çdo tentativë të Shkupit për rinegocimin e propozimit francez - Gazeta Express
string(100) "petrova-camova-bullgaria-do-te-bllokon-cdo-tentative-te-shkupit-per-rinegocimin-e-propozimit-francez"

Maqedoni

Gazeta Express

21/05/2026 14:40

Petrova-Çamova: Bullgaria do të bllokon çdo tentativë të Shkupit për rinegocimin e propozimit francez

Maqedoni

Gazeta Express

21/05/2026 14:40

Ministria e Jashtme Bullgare kundërshton kategorikisht përpjekjet e Maqedonisë për t’i anashkaluar ose rinegociuar propozimin francez.

“Integrimi evropian i Maqedonisë varet nga zbatimi i konsensusit evropian të korrikut 2022. Bullgaria kundërshton kategorikisht përpjekjet e Maqedonisë për t’i anashkaluar ose rinegociuar ato. Ministria e Punëve të Jashtme, përmes rrjetit të misioneve bullgare jashtë vendit në vendet anëtare të BE-së dhe në Shkup, po bën përpjekje aktive për të parandaluar çdo tërheqje, anashkalim ose vënie në pikëpyetje të angazhimeve të ndërmarra”, tha ministrja e Jashtme bullgare, Velislava Petrova-Çamova në përgjigje të një pyetjeje parlamentare në Kuvendin bullgar.

Për Ministrinë e Jashtme bullgare, detyra prioritare është zbatimi i elementëve të miratuar të korrikut 2022, duke respektuar vendimet e Parlamentit të tyre të 24 qershorit 2022 dhe 30 majit 2025 mbi integrimin evropian të Maqedonisë.

Petrova-Çamova theksoi se Ministria e Jashtme Bullgare kundërshton kategorikisht përpjekjet e Maqedonisë për t’i anashkaluar ose rinegociuar ato.

Ministri i ri bullgar siguron se Ministria e tyre e Jashtme do të vazhdojë të mbajë një dialog aktiv dhe intensiv me partnerët evropianë dhe institucionet evropiane për të mbrojtur interesat kombëtare në procesin e zgjerimit të BE-së.

Në vazhdim teksti i plotë i ministres Petrova-Çamova:

Për Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ), detyrë prioritare është zbatimi i elementeve të miratuara nga korriku 2022, duke respektuar vendimet e Kuvendit Popullor të 24 qershorit 2022 dhe 30 majit 2025 për integrimin evropian të Maqedonisë. Petrova-Çamova theksoi se Ministria e Punëve të Jashtme kundërshton kategorikisht përpjekjet e Republikës së Maqedonisë për ta anashkaluar ose rinegociuar kornizën negociuese.

Në këtë drejtim, janë mobilizuar të gjitha resurset institucionale në dispozicion, si dhe kanalet e vendosura për komunikim bilateral dhe multilateral, me qëllim të mbrojtjes efikase të interesit kombëtar të Republikës së Bullgarisë. Tema për nevojën e respektimit të plotë të obligimeve të ndërmarra nga Republika e Maqedonisë është lart në agjendën e të gjitha vizitave bilaterale, formateve multilaterale dhe konsultimeve politike me partnerët tanë nga Bashkimi Evropian (BE). Përpjekjet e Maqedonisë për ta kontestuar statusin e Protokollit nga Takimi i Dytë i Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar sipas nenit 12 të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim janë në kundërshtim me konsensusin e arritur evropian, pasi Protokolli është pjesë e tij. Ministria e Punëve të Jashtme është konsekuente në aktivitetet e saj për t’iu kundërvënë këtyre përpjekjeve, siç janë:

Ministria e Punëve të Jashtme, përfshirë edhe përmes Përfaqësisë së Përhershme të Republikës së Bullgarisë në BE (PPPBE), zhvillon dialog të rregullt për këtë temë me strukturat udhëheqëse të institucioneve evropiane të përfshira në procesin e zgjerimit të BE-së;

Strukturat udhëheqëse të lartpërmendura informohen sistematikisht për rastet e diskriminimit, arbitraritetit gjyqësor dhe institucional kundër qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, të cilët vetidentifikohen si bullgarë, dhe shoqatave të tyre, pasi respektimi dhe garantimi i të drejtave dhe interesave të qytetarëve bullgarë, personave me identitet bullgar dhe bashkësive bullgare jashtë vendit është prioritet kryesor i politikës së jashtme të Republikës së Bullgarisë;

Ministria e Punëve të Jashtme vazhdimisht dhe sistematikisht i informon përfaqësitë e vendeve anëtare të BE-së dhe organizatave ndërkombëtare në Maqedoni, përfshirë OSBE-në dhe Këshillin e Evropës, për gjendjen e të drejtave themelore të bashkësisë bullgare, përfaqësuesve të saj dhe shoqatave qytetare;

Ministria e Punëve të Jashtme në mënyrë proaktive e mban përkushtimin e saj përmes mobilizimit të kompletit diplomatik të mjeteve për informimin e partnerëve dhe institucioneve tona evropiane, përfshirë edhe përmes prezantimit të rregullt të informatave të përditësuara në formë të shkruar (të ashtuquajturat non-paper) për statusin e procesit negociues të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe përpjekjet për devijim nga konsensusi i arritur, përfshirë edhe në lidhje me Protokollin nga Takimi i Dytë i Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar sipas nenit 12 të Marrëveshjes për miqësi dhe fqinjësi të mirë. Për më tepër, në fund të prillit të këtij viti, sipas analogjisë me vitet e kaluara, Ministria e Punëve të Jashtme ia dorëzoi Komisionit Evropian kontributin dhe vlerësimin e saj për raportin vjetor të KE-së për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfshirë edhe nivelin e moszbatimit të Marrëveshjes së vitit 2017 dhe protokolleve sipas nenit 12 të saj.

Paralelisht, Drejtoria Qendrore e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Përfaqësia e Përhershme e Bullgarisë në BE (PRBEU) “vazhduan ta mbështesin politikën e vendit tonë për një raport vjetor objektiv në Parlamentin Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”. Petrova-Çamova siguroi se Ministria e Punëve të Jashtme do të vazhdojë të mbajë dialog aktiv dhe intensiv me partnerët evropianë dhe institucionet evropiane për t’i mbrojtur interesat kombëtare në procesin e zgjerimit të BE-së. “Jam e bindur se me bashkimin e përpjekjeve tona, përfshirë edhe grupet e miqësisë në Kuvendin Popullor të Republikës së Bullgarisë, do të sigurojmë mbrojtjen më të lartë të interesave të vendit tonë për këtë çështje prioritare”, deklaroi ministrja.

Advertisement
Advertisement
Advertisement