Vdes personi që ra nga objekti në ndërtim në Vushtrri - Gazeta Express
string(53) "vdes-personi-qe-ra-nga-objekti-ne-ndertim-ne-vushtrri"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2026 14:39

Vdes personi që ra nga objekti në ndërtim në Vushtrri

Lajme

Gazeta Express

21/05/2026 14:39

Ka vdekur personi që ra nga kati i një objekti që ishte në ndërtim e sipër sot në Vushtrri.

Pas lëndimeve të marra, ai u dërgua në gjendje të rëndë në emergjencën e Vushtrrisë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

“Nga emergjenca e spitalit të Vushtrrisë është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, personi ka humbur jetën”, tha ai.

Prekazi më herët i tha gazetës se njësitë policore kanë filluar me veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit.

Nuk dihet nëse ai ka qenë duke punuar në këtë objekt./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement