Kurti i "preokupuar me ia mbyll shtigjet opozitës", Çitaku:Koncentrohu te jeta e qytetarit - Gazeta Express
string(68) "citaku-kritikon-kurtin-koncentrohu-te-jeta-e-qytetarit-jo-te-opozita"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2026 14:36

Kurti i “preokupuar me ia mbyll shtigjet opozitës”, Çitaku:Koncentrohu te jeta e qytetarit

Lajme

Gazeta Express

21/05/2026 14:36

Kandidatja e PDK-së për deputete Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar se është i fokusuar në pengimin e opozitës në vend që të merret me problemet reale të qytetarëve.

Çitaku tha se Kurti është “i preokupuar me ia mbyllë shtigjet opozitës”, ndërsa kërkoi që vëmendja të përqendrohet te mirëqenia e qytetarëve dhe sfidat socio-ekonomike në vend.

“A ke me ua hapë shtigjet qytetarëve për një jetë më të mirë? Për çmime më të ulëta? Për arsim më cilësor? Për barna për të sëmurët? Për pensione dinjitoze?”, ka shkruar ajo.

Tutje, kandidatja e PDK-së ngriti edhe çështjen e integrimeve euroatlantike, duke pyetur nëse Qeveria do t’i hapë Kosovës rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkimi Evropian.

Sipas Çitakut, këto janë problemet dhe shqetësimet kryesore të qytetarëve të Kosovës, ndërsa theksoi se politika duhet të fokusohet te zgjidhja e tyre.

Advertisement
Advertisement
Advertisement