Një person bie nga një objekt që ishte në ndërtim në Vushtrri, në gjendje të rëndë dërgohet në emergjencë - Gazeta Express
string(104) "nje-person-bie-nga-nje-objekt-qe-ishte-ne-ndertim-ne-vushtrri-ne-gjendje-te-rende-dergohet-ne-emergjence"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2026 14:03

Një person bie nga një objekt që ishte në ndërtim në Vushtrri, në gjendje të rëndë dërgohet në emergjencë

Lajme

Gazeta Express

21/05/2026 14:03

Një burrë ka rënë sot nga një kat i një objekti që është në ndërtim e sipër në Vushtrri, ka konfirmuar policia.

Ai u dërgua në emergjencën e spitalit të Vushtrrisë për trajtim, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

“Policia në Vushtrri ka pranuar informatën se një person i gjinisë mashkullore, ka rënë nga një kat i një ndërtese e cila është në ndërtim e sipër në Vushtrri. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e spitalit të qytetit në Vushtrri. Njësitë policore kanë filluar me veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit”, tha ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement