Këshilli kalon raportin IBAR, Shqipëria përparon në negociatat me BE-në - Gazeta Express
string(70) "keshilli-kalon-raportin-ibar-shqiperia-perparon-ne-negociatat-me-be-ne"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2026 13:41

Këshilli kalon raportin IBAR, Shqipëria përparon në negociatat me BE-në

Lajme

Gazeta Express

21/05/2026 13:41

Shqipëria ka kaluar draftin e qëndrimit të përbashkët të përkohshëm të Bashkimit Europian në grupin e punës së COELA-s, i cili është mbajtur sot në Bruksel, raporton Euronews.

Konferenca ndërqeveritare pritet të mbahet më 26 maj.

Ndërkohë, nesër raporti i piketave të ndërmjetme, i njohur ndryshe si IBAR, pritet të kalojë në grupin e ambasadorëve (COREPER).

Raporti i piketave të ndërmjetme, i njohur si IBAR (Interim Benchmark Assessment Report), është një dokument teknik i Komisionit Evropian që vlerëson progresin e një vendi kandidat në përmbushjen e kritereve të hapjes së kapitujve të negociatave me BE-në.

Në këtë fazë, IBAR shërben si një “filtrim” i parë institucional për të përcaktuar nëse Shqipëria ka përmbushur kushtet minimale për të kaluar në hapa më të avancuar të procesit të integrimit.

COREPER është organi që përgatit vendimet për Këshillin e BE-së dhe luan rol kyç në filtrimin politik të dosjeve para se ato të miratohen zyrtarisht ndërsa COELA është grupi i punës së që merret me çështjet e zgjerimit dhe koordinimin teknik të negociatave për vendet kandidate.

Advertisement
Advertisement
Advertisement