Bebe Rexha dhe Faithless arrijnë në majën e listës globale të muzikës dance - Gazeta Express
string(75) "bebe-rexha-dhe-faithless-arrijne-ne-majen-e-listes-globale-te-muzikes-dance"

Rozë

Gazeta Express

21/05/2026 11:59

Bebe Rexha dhe Faithless arrijnë në majën e listës globale të muzikës dance

Rozë

Gazeta Express

21/05/2026 11:59

Kënga “New Religion” dominon listat globale të radios dance me mbi 900 transmetime dhe suksese të njëpasnjëshme në Billboard

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, në bashkëpunim me grupin Faithless, ka zënë vendin e parë në WARM Global Dance Radio Chart me këngën “New Religion”, përcjell albinfo.ch.

Sipas të dhënave të World Airplay Radio Monitor, kënga ka regjistruar mbi 900 transmetime në më shumë se 200 radio në mbarë botën gjatë javës së 8–14 majit, duke u ngjitur kështu në krye të renditjes për javën e 23 majit.

“New Religion”, e publikuar në fillim të marsit, ka shënuar sukses edhe në Billboard, duke arritur më herët vendin e parë në Dance/Mix Show Airplay, si dhe duke u renditur në top-listat Pop Airplay dhe Rhythmic Airplay në SHBA.

Kënga përmban elemente të hitit klasik të Faithless “Insomnia”, duke sjellë një kombinim të tingujve nostalgjikë me stilin modern elektronik që e ka bërë të suksesshme në tregun global.

Me këtë sukses, projekti shënon një tjetër arritje të rëndësishme si për Bebe Rexhën ashtu edhe për Faithless në skenën ndërkombëtare të muzikës dance.

Advertisement
Advertisement
Advertisement