Selektori i Spanjës e konfirmon ftesën për Botëror për yllin e Barcelonës - Gazeta Express
string(73) "selektori-i-spanjes-e-konfirmon-ftesen-per-boteror-per-yllin-e-barcelones"

Futboll

Gazeta Express

21/05/2026 10:55

Selektori i Spanjës e konfirmon ftesën për Botëror për yllin e Barcelonës

Futboll

Gazeta Express

21/05/2026 10:55

Javën e ardhshme, trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, do ta publikojë listën e lojtarëve për Kupën e Botës, dhe disa lojtarë të Barcelonës pritet të jenë pjesë e saj. Emra si Pau Cubarsí, Pedri dhe Ferran Torres e kanë pothuajse të sigurt ftesën, por ka edhe raste të tjera që mbeten në dyshim.

Joan García, i cili ka qenë një nga zbulimet e sezonit të tij të parë në Spotify Camp Nou, është një nga lojtarët që po lufton për të qenë pjesë e skuadrës që do të udhëtojë në Amerikën e Veriut. Ai do të konkurrojë me Álex Remiro për vendin e fundit në portë, pasi Unai Simón dhe David Raya tashmë konsiderohen të sigurt për listën finale.

Sipas El Camino de Mario (përmes MD), De la Fuente ka bërë të ditur se vetëm njëri mes Garcia dhe Remiro do të udhëtojë në Botëror, ndërsa ai zbuloi se vendimi tashmë është marrë.

“Lista, të cilën tashmë e kam gati, është vendosur. Grupi i lojtarëve është përcaktuar, ata janë të përkushtuar ndaj idesë dhe modeli është i qartë. Ideja jonë është të ftojmë 26 lojtarë, lista do të ketë 26 emra. Do të doja t’i merrja me vete të 5 ose 6 portierët që kanë qenë me ne, por do të shkojnë vetëm 3, jo 4”, deklaroi De la Fuente.

Një tjetër lojtar i Barcelonës, për të cilin kishte dyshime nëse do të ishte pjesë e Spanjës, është Gavi. Mesfushori ishte një nga lojtarët kyç të “La Roja” deri në momentin kur pësoi këputje të ligamentit ACL në vitin 2023, por tashmë është konfirmuar rikthimi i tij për Kupën e Botës 2026.

“Nuk është se i kemi dhënë diçka falas. Ai e ka merituar. Dhe e ka merituar pas dy lëndimeve shumë serioze, pas sakrificës, përkushtimit dhe shumë punës. Tani jeta dhe futbolli po ia kthejnë gjithçka që ai ka dhënë. Ai ka kaluar gjithçka në maksimum dhe tani po shpërblehet. Është në një moment shumë të mirë, shumë të rëndësishëm për të dhe me shumë vetëbesim. Me shumë energji. Kaluam një periudhë shumë të vështirë me lëndimin e tij të parë dhe kjo na bëri të kuptojmë se sa shumë mungon ai kur nuk është në fushë”, u shpreh De la Fuente.

Advertisement
Advertisement
Advertisement