Merz propozon që Ukraina të bëhet “anëtare e asociuar” e BE’së pa të drejtë vote deri në pranimin e plotë - Gazeta Express
string(102) "merz-propozon-qe-ukraina-te-behet-anetare-e-asociuar-e-bese-pa-te-drejte-vote-deri-ne-pranimin-e-plote"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2026 10:53

Merz propozon që Ukraina të bëhet “anëtare e asociuar” e BE’së pa të drejtë vote deri në pranimin e plotë

Lajme

Gazeta Express

21/05/2026 10:53

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka propozuar t’i jepet Ukrainës një anëtarësim të përkohshëm në Bashkimin Europian pa të drejtë vote. Ai theksoi se ende dëshiron që Ukraina të bëhet më pas “anëtare e plotë”.

Merz sugjeroi që Ukraina të bëhet një “anëtare e asociuar” e BE-së, për ta afruar atë më pranë bllokut para se të përfundojë procesin e kualifikimit për anëtarësim të plotë.

Ukraina dëshiron të bashkohet me BE-në si një masë për të forcuar sigurinë dhe prosperitetin e saj, ndërkohë që po lufton kundër forcave ruse që e kanë pushtuar, veçanërisht duke pasur parasysh se SHBA-ja deri tani ka refuzuar idenë e anëtarësimit të saj në NATO.

Çfarë ka propozuar Merz?

Në një letër drejtuar shefave të BE-së, Ursula von der Leyen dhe Antonio Costa, që u pa nga agjencitë e lajmeve të enjten, udhëheqësi gjerman propozoi që zyrtarëve ukrainas t’u lejohet të marrin pjesë në samitet dhe mbledhjet ministriale të BE-së, por pa të drejtë vote.

Propozim me mekanizëm rikthimi

Merz shkroi se çdo marrëveshje e tillë me Ukrainën mund të përmbajë një mekanizëm rikthimi që do të anulonte anëtarësimin e përkohshëm nëse Kievi do të shkelte standardet e sundimit të ligjit të nevojshme për anëtarësim të plotë.

“Propozimi im pasqyron situatën e veçantë të Ukrainës, një vend në luftë. Ai do të ndihmojë të lehtësohen bisedimet aktuale të paqes si pjesë e një zgjidhjeje të negociuar të paqes,” shkroi Merz.

Ai shtoi se kjo është “thelbësore jo vetëm për Ukrainën, por për sigurinë e gjithë kontinentit”.

Merz tha se synonte të diskutonte idetë e tij me liderët e tjerë europianë.

“Qëllimi im do të ishte të arrijmë një marrëveshje shpejt dhe të krijojmë një Task-Forcë të dedikuar për të punuar mbi detajet”, shkroi ai.

Propozimi i Merz mund të pritet me skepticizëm si nga partnerët e BE-së ashtu edhe nga vetë Ukraina, e cila ka frikë se zgjidhjet e tilla të përkohshme mund ta lënë atë në një gjendje paqartësie pa një fund të parashikueshëm.

Procesi i gjatë i anëtarësimit në BE

Megjithëse 2027 u propozua si një datë e mundshme për anëtarësimin e Ukrainës në BE në një plan paqeje me 20 pika të diskutuar nga SHBA-ja, Ukraina dhe Rusia, zyrtarët europianë besojnë se anëtarësimi i plotë i vendit është i pamundur në vitet e ardhshme.

Procedurat e anëtarësimit zakonisht janë të gjata dhe përfshijnë shumë burokraci, me vendet kandidate të detyruara të përmbushin disa standarde demokratike dhe ekonomike.

Secili nga 27 shtetet anëtare të bllokut duhet gjithashtu të aprovojë dhe ratifikojë çdo anëtarësim, gjë që shton pengesat e mundshme.

Përparimi i Kievit në anëtarësimin në BE u pengua ndjeshëm nga ish-kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, por pasardhësi i tij, Peter Magyar, ka ngjallë disa shpresa për avancimin e procesit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement