E rrethuar nga BE-ja: Pse Zvicra neutrale po investon fuqishëm në dronë dhe mbrojtje moderne - Gazeta Express
string(91) "e-rrethuar-nga-be-ja-pse-zvicra-neutrale-po-investon-fuqishem-ne-drone-dhe-mbrojtje-moderne"

Lajme

Gazeta Express

20/05/2026 13:42

E rrethuar nga BE-ja: Pse Zvicra neutrale po investon fuqishëm në dronë dhe mbrojtje moderne

Lajme

Gazeta Express

20/05/2026 13:42

Zvicra po rrit gradualisht shpenzimet për mbrojtje dhe po modernizon ushtrinë e saj, në një kohë kur kërcënimet e reja si dronët, raketat dhe sulmet kibernetike po bëhen gjithnjë e më të pranishme në Evropë.

Sipas Ministrit të Mbrojtjes Martin Pfister, vendi synon të forcojë kapacitetet e tij ushtarake dhe të thellojë bashkëpunimin me shtetet evropiane, pavarësisht statusit të tij neutral dhe faktit se nuk është pjesë as anëtare e BE-së dhe as e NATO-s.

Qeveria zvicerane planifikon që shpenzimet për mbrojtje të rriten nga rreth 0.7% e PBB-së Produkti i Brendshëm Bruto) në 1% deri në vitin 2032. Fokus i veçantë po i jepet mbrojtjes ajrore dhe teknologjive të reja ushtarake, sidomos dronëve.

Edhe pse ushtria e Zvicrës mbështetet ende në sistemin e milicisë me rreth 140,000 trupa, autoritetet pranojnë se pajisjet duhet të modernizohen, sidomos për të mbyllur boshllëqet në mbrojtjen ajrore.

Pfister gjithashtu thekson pajisjet e Zvicrës, të cilat ai thotë se “janë ende të disponueshme”, por pranon se ushtria zvicerane gjithashtu duhet të modernizohet në aspektin e materialeve dhe, në veçanti, “për të mbyllur boshllëqet në mbrojtjen ajrore”, shkruan Euronews.

Advertisement
Advertisement
Advertisement