Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, gjatë një tubimi me qytetarë ka ofenduar rëndë presidenten Vjosa Osmani. Ai ka rënë pre e një ofendimi që i bëhet Vjosa Osmanit në rrjete sociale duke u quajtur “frizerkë”.
Për këtë ka reaguar Festim Kabashi nga LDK-ja, duke thënë se është e pabesueshme se me çfarë përçmimi Konjufca tallet me profesionin e frizeres.
Ai ka thënë se në LVV kështu tallen me secilin e me shtetin.
“E pabesueshme me çfarë nënçmimi flet për profesionin e frizeres – profesionin e një vajze, një gruaje, një nëne, e cila punon dinjitetshëm për ta siguruar jetesën e familjes. Kështu tallen me secilin, kështu tallen me shtetin dhe me aleatët. Ata që po shihen aty prezentë, duke qeshur në mënyrë të shfrenuar, po e mbështesin një qasje skandaloze të këtij personi, i cili madje u propozua edhe për president. Turp”, ka thënë Kabashi. /Gazeta Express